Sefrigo u bë kompania e vetme në fushën e ftohjes industriale. Sefrigo ofron çdo gjë që i perket kësaj fushe, duke filluar nga dhomat frigoriferike të gatshme me dimensione nga më të ndryshmet, projektim e ndërtim të dhomave frigoriferike industriale dhe magazinave frigoriferike (projekte "çelës në dorë" ), mobilimi të dyqaneve dhe supermarkatave, prodhues akulli, impjante frigoriferik, pjesë këmbimi etj. Tek ne do të gjeni një shërbim mjaft cilësor, të shpejtë dhe me garancinë e nevojshme.