Melvin Flex është mes më të rëndësishmeve për projektimin dhe realizimin e dyshekëve dhe rrjetave të krevateve. Rezultatet prestigjoze të arritura janë frut i një manaxhimi të orientuar në mënyrë konstante drejt cilësisë kundrejt të gjithë niveleve të prodhimit.Fazat e procesit të prodhimit kontrollohen në mënyrë konstante, nga ardhja e lëndës së parë deri në dërgimin e produktit final. Çdo faze e punës monitorohet nga persona profesional dhe shumë të specializuar. Në MelvinFlex, që në fazën e projektimit të produkteve, në të cilën kënaqim kërkesat individuale nga më të ndryshmet, i kushtojmë vëmëndje të veçantë kujdesit për ambjentin. Në fakt objektivi ynë primar është të krijojmë objekte me lëndë të para natyrale, me proçese prodhimi që të kenë një impakt sa më të vogël mbi ambjentin. Për këtë arsye, në prodhim, 60% e energjisë përthithet nga burime të rinovueshme (impiante fotovoltaike) duke minimizuar çlirimin e CO2 në atmosferë. Relaksi i ndërthurur me mirëqënie 1. Ofrimi i një shumëllojshmërie produktesh të cilësisë të lartë 2. Përhapja e imazhit të Melvin-Flex dhe produkteve të tij 3. Edukimi i masave mbi rëndësinë e gjumit si dhe të dyshekut ku flemë. Një gjumë më i mirë është po aq i thjeshtë sa një dyshek më i mirë se normalja. Këtë e garantojnë. Një ëndërr e cila nuk mbaron kurrë