CITY PARK, destinacioni lider për shopping dhe për të kaluar kohën e lirë, është hapur në zemër të Shqipërisë, midis Tiranës dhe Durrësit, në vitin 2009. Për shkak të pozitës gjeografike Citypark ka nje avantazh konkurrues për sa i përket vizibilitetit. Ky është një vend inovativ dhe dinamik për konsumatorë të moshave të ndryshme, për të bërë blerje dhe për të përjetuar një eksperiencë të plotë argëtimi. I aspirueshëm, por njëherësh gjithëpërfshirës, Citypark është i përbërë nga një arkitekture mahnitese me 5 dyqane spirance: Conad, Intersport, Globe Outlet, LC Waikiki, Collezione dhe Fashion Outlet, si dhe nje mori dyqanesh të markave të mirënjohura ndërkombetare: Guess, MET, Benetton-Sisley, US Polo, Cacharel, Pierre Cardin, Yasemin Akat, etj. Citypark është qyteti i ndërtuar për argëtim dhe kënaqësi.