Kompania e birrës Kaon është themeluar në vitin 1995 në Tiranë, Shqipëri.
Fillimet e veta kjo kompani i ka patur si një fabrikë e vogël e cila prodhonte vetëm birrën në fuçi.
Në vitin 2001 u ndërtua një fabrikë e e cila mori emrin : Kompania TEA sh.p.k.
Tashmë TEA shpk është prodhuesja e vetme e të gjitha produkteve KAON.
Në vitin 2003 fabrika e birrës prodhonte birrë me disa lloje amballazhesh, konkretisht fuçi, pet, kanaçe dhe shishe qelqi.
Në vitin 2007 ndryshoi edhe tapa e shishes në një tapë të modelit ‘pull off’ duke i dhënë një veçanti shishes tonë.
Në vitin 2009 filloi përdorimi i etiketave plasike të cilat e bënë birrën Kaon një birrë që tashmë radhitej mes markave më të njohura të birrës në treg.
Tashmë tregu ynë i ka kaluar kufijtë e vendit përmes eksporteve që ne realizojmë në një sërë shtetesh të huaja si në Kosovë, Sierra Leone, Liberi, Itali, dhe së shpejti në Amerikë.Mundësitë e zgjerimit të tregut tonë janë në rritje të vazhdueshme.