NË REALEX, KEMI PËR QËLLIM TË JEMI NDRYSHE.
Ne përpiqemi të sigurojmë një nivel të lartë shërbimi dhe komunikimi, që na lejon të dallohemi nga konkurenca dhe vazhdimisht të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë. Me perkushtim në marrëdheniet me ta dhe me njohuri të zgjeruara në fushën imobiliare, stafi i RealEx nuk bën thjesht shitje apo dhënie me qira të pronave, ne ofrojme konsulencë dhe partneritet të vazhdueshëm, për të arritur rezultate të shkëlqyera, për secilin qe zgjedh RealEx për të punuar. Synimi jonë është jo vetëm të rrisim nivelin e shërbimit për klientët që na besojnë pronat e tyre, por të dedikohemi për të gjeneruar kliente të rinj, që në të ardhmen do të kene nevojë per një shërbim të tillë në Tiranë e kudo në Shqiperi. Kjo çon në rezultate të mëdha për ta dhe rezultate të shkëlqyera për ekipin.
Ndryshimi jonë?
Ashtu si çdo biznes i suksesshëm, ne kemi stafin më të mirë, strukturën dhe teknologjinë, të cilat janë në gjendje të tejkalojnë pritshmëritë klientëve tanë. Por ky është vetëm fillimi! Këto janë ato, që ne besojmë dhe na bëjnë me të vërtetë unikë:
Ne besojmë në transparencë dhe sinqeritet. Asgjë nuk duhet të jetë "sekret". Ne ndajmë informacion dhe ndërtojmë marrëdhënie të bazuara mbi besimin.
Angazhim për risi dhe kreativitet. Qasja jonë drejt marketingut dhe komunikimit inovator na bën lider në fushën tonë.
Një vizion i ri dhe bashkohor është i reflektuar në çdo gjë që bëjmë. Ju do të merrni nga ne ide dhe informacione mbi te rejat më të fundit për fushën imobiliare.
Ne investojmë për trajnimin e vazhdueshëm të stafit tonë. Njerëzit tanë, janë biznesi ynë. Besnikëria dhe përkushtimi i tyre është suksesi ynë. Kjo do të thotë se stafi ynë është i motivuar dhe krenar për të punuar me përkushtim dhe për të dhënë rezultate të shkëlqyera për klientët tanë.